Snow Service srl

Snow Service srl
+39 059.931483

ПІСКОРОЗКИДАЧ ALASKA

SHPËRNDARËS KRIPE ALASKA

Shpërndarësi i kripës Alaska është i përshatshëm për autokarro me peshë maksimale te ngarkuar > 50 kuintalë.

Lexoni gjithçka...

Ekzistojnë modele të ndryshme sipas kapacitet mbajtës të mjetit mbi të cilin do të montohet shpërndarësi i kripës dhe janë të disponueshëm: 2m3, 3m3, 4m3, 5m3, 6m3, 7m3, 8m3, 9m3. Shpërndarësi i kripës Alaska nga 2m3 deri në 5 m3 është i ndërtuar tërësisht me çelik INOKS AISI 304, vetëm tek variantet nga nga 6m3 deri në 9 m3 është i disponueshëm edhe varianti prej hekuri. Shpërndarësi i kripës Alaska është i disponueshëm me tre sisteme të ndryshme shpërndarjeje: zinxhir prej çeliku inoks në formë hoje blete, rrip gome, koklear dhe koklear dysh.
Në variantin bazë, Alaska është i pajisur me sitë: sistem për lidhje me impiantin hidrauliK të mjetit, impiant elektrik; dritë pulsuese dhe dritë të pasme pune; kabllo bipolare për lidhje me baterinë dhe butona komandimi. Gjithashtu janë të disponueshme disa opsione shtesë si butona Ecomatic gps për shpërndarje automatike nëpërmjet shpejtësisë së mjetit, motor ndihmës diesel ose benzinë, pëlhurë për tu mbuluar, impiant lagështie, etj.

LUGA BORËPASTRUESE B3S14

LUGA BORËPASTRUESE B3S14

Luga borëpastruese B3S14 është e përshtatshme për borë të mesme dhe të shumtë dhe mund të instalohet tek autokarrot, traktorët e agrikulturës dhe makinat gërryese.

Lexoni gjithçka...

Kjo lugë është e ndërtuar tërësisht me çelik me cilësi të larta mekanike dhe është e pajisur me kundrapiastër për të lidhur sipas rregullores DIN 76060/A.
Pjesa e përparme është e ndarë në tre/katër sektorë të pavaruar nga njëri-tjetri, secili prej të cilëve është i pajisur me sistem anti-goditje i përbërë nga parakolpi i poshtëm prej materiali plastik dhe shufra, për ngritjen e sektorit. Çelësa për kufizimin mekanik në pozicioninet e pjerrësisë maksimale dhe sistem mekanik qëndror, i cili lejon një kënd lëkundës tërthor +5°. Lyerja është me pjekje në furrë, me trajtim special kundra ndryshkut dhe smalt përfundimtar RAL 2011. Valvula e mbi presionit për të amortizuar goditjet anësore, tubacione R2 me rakorde dhe lidhje të shpejta të bashkuara. Për montimin tek autokarrot është e disponueshme një çentraline elektro-hidraulike 12V/24V me butona, e cila mund të instalohet tek kundrapiastra e lugës borëpastruese. Gjithashtu janë të disponueshëm opsione të tjera si: slita, rrota mbështetëse me lartësi që rregullohet, pëlhurë për mbrojtjen nga spërkatja, gomë për mbrojtjen nga spërkatja.

Modulo Idrico Polivalente

MODULI HIDRIK POLIVALENT-LARËS RRUGËSH

Moduli hidrik polivalent mund të përdoret me pompa me presion të lartë, të mesëm e të ulët.

Lexoni gjithçka...

Është një mjet i thjeshtë dhe efikas për të zgjidhur shpejt problemet që vijojnë: ujitje e zonave të gjelbra; transport i ujit jo të pijshëm; larje dhe sanitizim i zonave publike; larja e stolave për përdorim public; larja dhe dezinfektimi i koshave të plehrave; shpërndarje e herbicideve dhe dezinfektimi i zonave të gjelbëra; larja e rrugëve; shpërndarja e përzierjes së kripës kundra akullit; ulje e pluhurave të imta (PM10). Gjithashtu me pompa me presion të lartë dhe me përdorimin e shtizave të posaçme, është e mundur të përdoret për shuarjen e zjarreve të vogla në pyje.
Të gjithë modulët hidrikë polivalentë mund të funksionojnë nëpërmjet impiantit (PTO/hidraulik) të mjetit në të cilin instalohen, ose nëpërmjet ndihmës së motorit ndihmës me benzinë, dizel ose elektrik.
Çisternat e ndërtuara me fibra xhami ose me çelik inoks 304/316, janë të vendosura në telajo të posaçme prej çeliku të ndërtuara sipas karakteristikave dhe përmasave të mjetit tek i cili do të instalohen. Çdo çisternë është e pasjisur me valëthyes të brendshëm, të dobishëm për të evituar dridhjet e mjetit; grykë ajrosje; tregues i jashtëm për të verifikuar nivelin; grykë me rubinet me sferë pët mbushje e zbrazje. Në rastin e moduleve kundra zjarrit AIB (pyjor), çisternat janë të pajisura me thithje të disafishtë që garanton thithjen e lëngut edhe kur mjeti gjindet në terren të pjerrët.

KËRKO INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Powered by ChronoForms - ChronoEngine.com